Florentino Perez e ka shijuar çdo minutë të lojës së mbrëmshme. Presidenti i Real Madridit ndihet i lumtur me fitoren e madhe që ekipi e regjistroi në Londër, ku e mposhti Chelsean me rezultat 3:1. E protagonist i lojës ishte Karim Benzema me tre gola të realizuar. Për këtë arsye, presidenti i klubit ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin francez.
“Benzema ëshë sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Peres për ‘Sky Sport”, i cili ndërkohë e lavdëroi edhe paraqitjen e ekipit në përgjithësi. Reali e bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Championsit.Në ndeshjen që do ta zhvillojë në shtëpi javën tjetër do të mundohet ta ruajë kapitalin e krijuar në “Stamford Bridge”.