Kanabisi mjekësor vjen në trajtën e një pilule, vaji, spraji për hundët ose në ndonjë formë tjetër të ekstraktit të bimës së kanabisit. Përdoret për të lehtësuar simptomat e disa gjendjeve mjekësore. Kanabisi medicinal po kërkohet në mbarë botën për shkak të potencialit të tij për të ndihmuar me një sërë problemesh medicinal por ka ende skpeptikë.
Çfarë është kanabisi mjekësor? Kanabisi mjekësor është një ilaç që vjen nga bima kanabis sativa. Kjo bimë është e njëjta që përdoret për të prodhuar drogën rekreative, e cila është e paligjshme në shumicën e shteteve dhe territoreve. Megjithatë, kanabisi medicinal dhe droga rekreative nuk duhet të ngatërrohen. Ndryshe nga kanabisi medicinal, marihuana nuk është një ilaç dhe përmban sasi të panjohura të përbërësve aktivë dhe papastërti të tjera.
Është treguar se kanabisi medicinal lehtëson dhimbjen, parandalon ose redukton të vjellat dhe ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Kjo për shkak se substancat e quajtura kanabinoidë krijojnë një sistem komunikimi në tru dhe trup që ndikon në disponimin, kujtesën, gjumin dhe oreksin. Bima e kanabisit përmban 80 deri në 100 kanabinoidë. Sidoqoftë produktet medicinale të kanabisit mund të përdoren në mënyrë të ligjshme vetëm përmes një praktikuesi të kujdesit shëndetësor.
Çfarë është kanabisi mjekësor! Kanabisi mjekësor ka edhe efektet anësore, të cilat janë ende duke u studiuar. Ato mund të përfshijnë: vështirësi në përqendrim, marrje mendsh, probleme me të menduarit dhe kujtesën, përgjumje dhe probleme me ekuilibrin. Vazhdojnë ende kërkimet shkencore për të vërtetuar përfitime të tjera të kanabisit medicinal. Por është duke u supozuar se disa njerëz me sëmundje kronike ose terminale, të cilët nuk marrin lehtësim nga ilaçet e tjera, mund të përdoren për të qetësuar dhimbjet ose për të ndihmuar në kontrollin e disa prej efekteve anësore të shkaktuara nga ilaçet e tjera.
Studiuesit po hetojnë përdorimin e kanabisit medicinal për disa sëmundje si epilepsia, skleroza e shumëfishtë, marrje mendsh dhe të vjella për shkak të kimioterapisë, dhimbjet kronike jo kancerogjene dhe sëmundjet e kujdesit paliativ. Kanabisi medicinal mendohet se mund të ndihmojë edhe me një sërë problemesh si dhimbje kronike, artrit ose dhimbje kyçesh, ankthi dhe depresioni, çrregullimi i gjumit, migrena, çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), alergjitë ose astma, epilepsia dhe çrregullime të tjera konvulsive, semundja e Parkinsonit dhe sëmundja e Alzheimerit.Megjithatë duhet bërë kujdes pasi kanabisi medicinal nuk është e njëjta gjë me kanabisin e zakonshëm. Mos u përpiqni të importoni produkte kanabisi ose të pini marijuanë në përpjekje për të trajtuar simptomat tuaja. Përveç se është e paligjshme, ju nuk keni kontroll mbi dozën ose përbërësit që mund të jenë në produkt.