Deputetja e opozitës ukrainase Kira Rudik u ka bërë thirrje liderëve botërorë të mbështesin Ukrainën, ose të mbyllin sytë dhe të pretendojnë se lufta nuk po ndodh.

“Çdo lider botëror ka një zgjedhje tani, të ngrihet dhe të ndihmojë Ukrainën, ose të mbyllë sytë dhe të pretendojë se lufta nuk po ndodh. Por pastaj do të jenë përgjegjës edhe për krimet e Putinit. Çdo lider që nuk po e ndalon, lejon të ndodhin krime si në Bucha”, ka shkruar ajo në “Twitter”.