Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Korçës ku bëri thirrje për bashkim e cila sipas tij vjen vetëm duke zhvilluar procese jo të njëanshme. Edhe pse më herët i ka konsideruar përkrahësit e Berishës si “llumi i PD”, Salianji kërkoi bashkimin me ta. “Isha në një mbledhje me demokratët e Korçës dhe ne duam bashkimin real të PD që nuk vjen nga numërimi fiktiv, por bashkimi rreth votës. Vetëm kështu PD mund të rritet, unë si deputet jam më i votuari në këtë zonë dhe do t’i qëndroj besnik këtyre edhe nëse duan të bëjnë garë të bukur janë të mirëpritur ata që mendojnë ndryshe.

Nëse do të duan të bëjnë proces të njëanshëm nuk do ta realizojnë dot, ne do të mbrojmë siglën e PD, ne nuk jemi si ata që bëjmë beteja për të lëshuar gjërat, ka vetëm një rrugë për tu bashkuar PD-ja, jo me procese të njëanshme, jo me njerëz që s’kanë kontribute në këtë parti. Ky ishte mesazhi që zhvilluam gjatë takimit të sotëm në këtë grup-seksioni, do të kemi komunikim dhe transparencë të plotë në PD. Nëse do të vazhdohet me përçarje, PD-ja do të jetë më e dobët. Demokratët janë të shqetësuar për fatin e PD, PD rritet duke vlerësuar kontributet duke mos imponuar asnjë nga palët njerëzit e vet për të bërë një parit si administratë”, tha Salianji…