Një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur dy vajza të mitura.
Policia ka vënë nën hetim penal shtetasin E.H, 31-vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.’- njofton policia.