Është zbuluar formulari që do të plotësojnë deputetët socialistë për të propozuar tre emrat e kandidatëve për presidentë.
Në këtë proces do të përfshihet edhe opozita parlamentare, ku janë ftuar në takim të mërkurën në orën 17:00 në Kryesinë e Kuvendit. Takimi do të zhvillohet me 3 krerët e grupeve parlamentare, që janë Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së, Mesila Doda nga Demokracia për Integrim (8 deputetë) dhe Fatmir Mediu nga Aleanca për Ndryshim 8 deputetë. PS-ja i ka mbyllur çdo derë Sali Berishës për negociata për kreun e ri të shtetit, njësoj si edhe Komisionin e Rithemelimit. Argumenti i Ballës për përjashtimin nga negociatat Komisionin e Rithemelimit, që sot drejton me vendim gjykate PD-në, është se nuk është një grup parlamentar, siç Kushtetuta e përcakton qartë.