Emmanuel Macron (LRM) dhe Marine Le Pen (RN) janë në fazën finale të zgjedhjeve presidenciale franceze. Por, çfarë përfaqëson secili prej tyre? Emmanuel Macron u zgjodh presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare. Një ish-bankier investimesh dhe ministër i Ekonomisë, ai nuk ishte zgjedhur kurrë deputet.
I martuar me ish-mësuesen e tij të dramës, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai. Macron nisi një lëvizje politike centriste të quajtur La République En Marche për të sfiduar partitë tradicionale. Ai nxiti reformat e diskutueshme ekonomike, por u përball me protesta të dhunshme mbi një taksë të propozuar të karburantit.
Ndërsa, kandidatja për presidente Marine Le Pen përpara se t’i futej politikës, ajo u trajnua si avokate dhe mbrojti emigrantët e paligjshëm që përballeshin me depërtim.
Familja e saj ka qenë sinonim i ekstremit të djathtë në Francë për dekada. Një lojtare politike në Francë prej vitesh, mesazhi i saj kundër imigracionit ka mbetur konsistent, por ajo ka hequr dorë nga plani i saj për t’u larguar nga BE. Vitet e fundit, ajo është përpjekur të zbusë imazhin e partisë së saj. Kjo është oferta e saj e tretë dhe ajo ka thënë ndoshta e fundit, nëse humbet, për Presidencën.