Milan do të përballet me Bologna-n mbrëmjen e së hënës. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me kuqblutë.

“Tomori ka thënë se ka një atmosferë ndryshe dhe ka dëshirë për të fituar? Ka të drejtë Tomori: po e jetojmë këtë moment me një tension pozitiv që është një nder dhe një kënaqësi ta jetosh, që duhet të të bëj të japim maksimumin për t’u argëtuar; vetëm duke u argëtuar mund të bëjmë mirë”, ka thënë Pioli.

“A është ky momenti im më i mirë? Jam bindur se duhet të vijë akoma dhe po punoj që të vijë sa më shpejt të jetë e mundur; për ta bërë këtë e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Një koment edhe për Juventus-Inter: “Nëse do të jem tifoz me Allegri-n? Do ta shikoj, por ka rëndësi ajo që do të bëjmë ne dhe nuk është më e rëndësishme se çfarë bëjnë të tjerët”.

Në lidhje me Bologna-n: “Më vjen keq që nuk do të sfidoj Mihajlovic-in. Jam i sigurt se do ta takoj shpejt sepse ka treguar se di të fluturojë sipër vështirësive: këto janë edhe karakteristikat e skuadrës së tij.

“Pres një Bologna agresive me disa lojtarë sulmues dhe të shpejtë, pritja nuk është në karakteristikat e tyre. I kemi studiuar mirë pozicionet e tyre, kështu që do t’i zgjedh lojtarët me karakteristikat e përshtatshme për të fituar ndeshjen”.