Të gjitha kanë dyshimet e tyre, por ai jo. Trajneri i PSG, Mauricio Pochetino ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit me Strasburg në transfertë dhe ka folur me një siguri, deri diku të tepruar. Numri një i pankinës shprehet se vetë, gjithashtu edhe Mbappe, do të qëndrojnë në Paris.
“Nga sot, Mbappé dhe unë do të qëndrojmë në Paris 100%” – tha “timonieri”.
Pochetino shtoi: “Ndjenjat e mia janë këto. Në futboll nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, ndaj po ju them se çfarë ndjej. Tani që fituam kampionatin, i gjithë ekipi do ta ndihmojë Kylian të bëhet golashënuesi më i mirë i PSG-së”.
Kylian Mbappe është në përfundim të kontratës dhe në qershor do jetë një lojtar i mirë. Drejtuesit po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur yllin në skuadër, por përtej fjalëve të konferencave për shtyp, koha do tregojë gjithçka.