Paul Pogba raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin. Sipas “Todofichajes”, mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin nga “Parc des Princes”. Pogba do të largohet nga Manchester United si lojtarë i lirë gjatë afatit kalimtar të verë.

Kontrata e 29-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor të këtij viti. Për Pogban interesim thuhet se ka shfaqur edhe Real Madridi e Juventusi, por ai pritet ta fillojë një aventurë të re në kampionatin francez.