Në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së PS-së, Ditmir Bushati nga Kongresi i socialistëve deklaroi se duhet një parti që programon drejt boshtit të vlerave dhe jo rreth boshtit të pushtetit. Ai theksoi se PS nuk duhet të bjerë në kurthin e vetëkënaqësisë.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës, ka ndryshuar rrjedhën e jetës dhe mendimet. Pavarësisht angazhimit publik, jeta jonë është e ndikuar pashmangshëm se si rezultatet e ndryshimit të politikës e impaktojnë atë. Dua të nënvizoj disa çështje që kanë rëndësi të veçantë,. E para; aktivizmi politik, pa të cilën demokracia rresht së pushuari. Për mua politika është jeta në një lente zmadhuese, ndonëse me shumë zhgënjime dhe sprova. Ndjeshmëria njerëzore nuk është në kontradiktë me angazhimin politik, por është parakusht i domosdoshëm. Nëse duam të ndryshojmë veten dhe shoqërinë, drejt një sistemi demokrati, atëherë na duhet politika. Në kohën tonë abstenimi politik është i dëmshëm, ideologjitë dhe programet. Partia duhet të shërbejë si bashkim vlerash. Përfshirja e mirëmenduar e qytetarëve në politik bërje përfshin kushte. S’duhet të biem në kurthin e vetëkënaqësisë. Sa kemi bërë gabime? padyshim që po. A kemi pasur mundësi që të ngrihemi? Padyshim që po. Le të na shërbejë ky moment për të pasur më shumë besim te vendi unë, dhe për të besuar se shpëtimi nuk është te largimi nga vendi. Por t’i përgjigjemi atyre që thonë se ‘ky vend nuk bëhet’, ti themi; po do bëhet. Duke çliruar energjinë e një populli që qëndron bashkë drejt zhvillimit.”, tha Bushati.