Partia Socialiste nis nesër pasdite një proces konsultimi me opozitën lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Në takimin që do të mbahet të martën pasdite janë të ftuar të tre kryetarët e grupeve.

“Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda, Fatmir Mediu ftohen në një takim paraprak në zyrat e kuvendit të Shqipërisë me qëllim që të nisim të vendosim parimet kryesore të një dialogu konstruktiv mes 4 grupeve parlamentare,” tha kreu i grupit socialist Taulant Balla ne je Konference te perbashket me ministren Elisa Spiropali.

Procesi i konsultimeve do të mbyllet brenda datës 29 prill kur mblidhet dhe konferenca e kryetarëve. Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit do të jetë e posaçme e do të zhvillohet më 4 maj. Ajo çfarë synojnë socialistët është një president krejt të kundërt nga Ilir Meta.

“Gjithkush mund të thotë që President më të dobët e ky që ikën nuk ka dhe natyrshëm kush vjen do jetë më I mirë. Një president normal, krejt të kundërt nga ai që kanë parë tek Ilir Meta”

“Një president që të na nderojë” tha Spiropali.

Pse nuk keni thirrur një përfaqësues të komisionit të Rithemelimit?

“Kushtetuta parasheh konsultime brenda kuvendit. Kandidati mbështetet nga firmat e 20 deputetëve. Nuk di që të ketë një grup parlamentar Komisioni i Rithemelimit me këtë emër në Republikën e Shqipërisë. Kështu që nuk e  njoh” tha Balla.