Socialistët kanë depozituar në zarfin sekret tre emrat që ata propozojnë për kreun e ri të shtetit.
Deputetëve u është ofruar një formular me 3 hapësira emrash që mund të zgjidhen dhe më pas do të vlerësohet gama e emrave të mbledhur.
Ndërsa kanë plotësuar formularin me tre emra, ato më pas i kanë futur në një kuti votimi.
Sakaq, pritet që nesër të ketë një mbledhje me grupet e shoqërisë civile, për të pritur edhe propozimet e tyre.