Aktorja Monika Lubonja që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbizit. Së fundmi ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, të cilët janë kuriozë për jetën e saj private.
“Pse nuk martohesh, je e re e freskët” e kanë pyetur ndjekësit ndërsa ish-banorja u ka thënë se është ende në kërkim të princit të kaltër.
“Sepse jam në kërkim. Nuk ka dalë akoma princi kaltër”, tha Monika.