Florian Marku, ‘The Albanian King’ siç njihet në Britani ose ndryshe ‘Mbreti Shqiptar’, do të përballet sonte në boks me uellsianin Kris Jenkis, për të mbrojtur titullin ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.
29-vjeçari shqiptar nuk njeh asnjë humbje në karrierë në 11 luftime, ndërsa sfida me uellsianin do ta ndihmojë për të rritur më shumë popullaritetin, pasi Jenkis numëron 30 ndeshje në boksin profesionist, 23 prej të cilave i ka fitore, 8 me KO.
Në stadiumin e Newcastle, në orën 20:00, lufta nuk do të mungojë, pasi në peshimin zyrtar nuk kanë incidentet ishin të pranishme. Për ta provokuar uellsiani tentoi ta puthë Markun, por shqiptari iu kthye egërsisht, duke e kapur prej fyti. Një gjest që u kritikua jo pak, por boksieri më pas tha ‘se puthjet janë për zonjat, jo për mua’.
Sa i përket përballjes në ring Marku tha se ‘është një nga kundërshtarët më të mirë që jam ndeshur. Duhet një fitore e bindshme që emri im të rritet akoma më shumë’.
Në këtë përballje Marku vjen pas ndryshimeve të rëndësishme me ekipin dhe trajnerin.