India ka dënuar gjenocidin e shkaktuar nga forcat ruse në Bucha. Ambasadori i Indisë në Kombet e Bashkuara ka dënuar vrasjet e civilëve në periferi të Kievit, duke i quajtur si tejet shqetësuese. “Ne i dënojmë pa mëdyshje këto vrasje dhe mbështesim thirrjen për një hetim të hapur”, tha Tirumurti, pa përmendur Rusinë. “Situata në Ukrainë nuk ka treguar ndonjë përmirësim domethënës që kur Këshilli e diskutoi për herë të fundit këtë çështje. Situata vetëm është përkeqësuar, si dhe pasojat e saj humanitare”, tha ai.
Deklaratat e mëparshme të lëshuara nga qeveria indiane nuk e dënuan agresionin e Rusisë, me kryeministrin Narendra Modi që në vend të kësaj bëri apel për “ndërprerjen e dhunës”. India gjithashtu ka abstenuar nga rezolutat e ndryshme të OKB-së që dënojnë Rusinë, duke pohuar se bisedimet e paqes duhet të zhvillohen dhe të dy kombet të fokusohen në “diplomaci dhe dialog”. Kritika nga opozita në vend: Tirumurti e bëri deklaratën e tij në të njëjtën ditë kur Partia e Kongresit në opozitë të Indisë shprehu shqetësime për pozicionin e vendit ndaj luftës. Gjatë një diskutimi parlamentar mbi këtë çështje, Shashi Tharoor e përshkroi deklaratën e parë të OKB-së të Indisë në shkurt si “të mjerueshme”.
“Unë u trondita, do ta them sinqerisht, në dy deklaratat tona të para në Kombet e Bashkuara … nuk ishte vetëm abstenimi,” tha Tharoor.