Dy ushtarë rusë kanë ndërruar jetë ndërsa 28 të tjerë janë në spital në gjendje të rëndë pasi konsumuan byrek , të cilin jua dhanë banorët e Kharkiv. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë të ditur lajmin ku ka njoftuar se banorët e kishin mbushur byrekun me helm.
Në njoftim thuhej gjithashtu se ukrainasit po i rezistojnë pushtuesve me çdo mjet që disponojnë dhe hedh dyshimet se trupat e prekura ishin nga Divizioni i 3-të i Pushkës së Motorizuar të Rusisë. Ministria tha gjithashtu se 500 trupa të tjera ruse u shtruan në spital me helmim të rëndë nga alkooli me origjinë të panjohur.