Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim, duke u bazuar tek qytetari dixhital, ku thotë se paratë e inceneratorëve kanë përfunduar në Maldive.
Berisha thotë se sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ndodhet me pushime në Maldive, teksa qytetari dixhital i ka dërguar edhe një foto.
Po siç shihet qartazi që fotoja është një foto nga internet, që përdorin më së shumti agjensitë turistike për të tërhequr turistë dhe se s’ka asnjë lidhje me Gjiknurin.
Duhet se këtë herë ish-kryeministri ka rënë pre e një farse të një qytetari dixhital.
Postimi i plotëi Berishës:
Parate e inceneretarove perfundojne ne Maldive!
Gjiknuri po zgjidh krizen!
Lexoni mesazhin dhe shifni foton e qytetarit dixhital! sb
Zoti berisha. Jam nji djali i ri nga Vlora, nga Kanina ne fakt. Prej dy vitesh jetoj e punoj ne Maldives ne nje resort luksoz. Po shoh ne facebook qe ju jeni ne Foltoren e Parlamentit dhe bravo ju qofte. Jam demokrat safi. Dua tju informoj se ne resortin tone prej disa ditesh eshte deputeti i Vlores Damjani Gjiknuri.