Sekretari për Integrime Euro-Atlantike dhe ish-ministri i Kosovës Bekim Çollaku i pranishëm ditën e sotme si panelist në Kongresine PS ka theksuar se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës.
Pjesë nga fjala:
Padyshim në udhëheqjen e Shqipërisë dhe Kosovës janë shënuar suksese por nëse shohim në aspektin e integrimit në NATO ne jemi të fundit për antarësim dhe ky është një shqetësim për Kosovën. Fakti që Kosova nuk ka përfunduar formimin e shtetit të saj për shkak të mosnjohjes nga 5 shtetet, kjo për Kosovën paraqet një sfidë që mund të tejkalohet vetëm me bashkëpunim mbi të gjitha duke pasur një besim të plotë në rolin e Shqipërisë në NATO dhe BE. Ballkani Perënmdimor vazhdon të mbetët burim për krizat e vazhdueshme si pasoje e konflikteve të ngrira mes Kosovës dhe Serbisë. Në 2019 kur nisëm djalogun synimi ishte të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirësr për njiohje e cila njihet si çelës i Kosovës për antarësim në BE DHE NATO por fatkeqësisht procesi është i bllokuar. Vonesat që po i bëhen SHQ janë të paarsyeshme. Kosova e ka marrë dritën jeshile edhe sot mbetemi populli më izoluar në PD. Megjithatë faleminderit prej Shqipërisë për rolin e pazevendesueshëm dhe nuk duhet të kemi dyshime për mbështetjen që Shqipëria i ka bërë Kosovës në çdo hap pavarësisht dikutimeve në lidhje me Ballkanin e Hapur.