Lufta godet sërish Kievin, pikërisht gjatë takimit mes Presidentit Volodomyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Disa raketa goditën qendrën e kryeqytetit ukrainas, në zonën ku ndodhet ambasada britanike.
Guterres tha se ishte “i tronditur”, ndërsa udhëheqësi ukrainas foli për një sulm që synonte “poshtërimin e OKB-së”.
Raketat goditën edhe një ndërtesë të banuar, ku kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana tha për BBC se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
Ndërkohë Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë një paketë rekord prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë më shumë armë.
Biden paralajmëron gjithashtu Moskën kundër kërcënimeve bërthamore “boshe” dhe thotë se vendi po përdor furnizimet e tij me gaz për të shantazhuar Evropën. Rreth 8,000 trupa të Ushtrisë Britanike do të marrin pjesë në stërvitjet e planifikuara në të gjithë Evropën Lindore në përgjigje të agresionit rus ndaj Ukrainës