Kryeministri Edi Rama tha se arma më e fortë e shqiptarëve është shqiptaria, është kjo tokë që na përket të gjithëve.
‘Ti harrojmë parcelat partiake, të bashkohemi në truallin e përbashkët të politikave publike të cilat impaktojnë njësoj. Sa kohë qeveria është këtu njësoj impaktohen të gjithë. Kjo shtëpia jonë administrohet nga të gjithë bashkë. Njerëzit duan përfshirje reale. Arma jonë më e madhe nuk është ushtria nuk është buxheti i shtetit është shqiptaria. Është lidhja e pashkëputshme e përkatësisë ndaj kësaj toke e të gjithëve ne, pavarësisht se jemi nga veriu apo nga jugu, kjo është arma jonë më e fortë. Sa më shumë të spostojmë rrezen tonë aq më shumë do të forcohet ndjenja e sigurisë tek shqiptaria. Gjërat që ne na ndajnë janë shumë të vogla se ato që na bashkojnë. Kujt do ja priste mendja se ne do t’ja dilnim me ato panorama apokalipsi pas tërmetit, apo pas tërmetit.’- tha Rama.