Për kryeministri Edi Rama Shqipëria nuk është një vend i varfër. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se në Shqipëri ka para të pista, ka para që qarkullojnë nën dorë. E sipas tij, kjo është arsyeja pse ai nuk e konsideron vendin tonë si një nga më të varfrit.
“Ka ikur ajo kohë, Shqipërinë do e ndërtojnë shqiptarët, jo komuniteti ndërkombëtar. Nga aministia përjashtohen dy kategori: të gjithë ata që kanë pasur poste të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar që lidhen me vepra të rënda penale. Por të jeni të bindur se drejtësia do të ecë përpara, do të konsolidohet dhe shtrihet edhe te kullat, kush i ka ndërtuar si janë ndërtuar etj etj”, tha Rama.
Pjesë nga biseda: Edi Rama: Të të them që s’ka para të pista, do të bëja një deklaratë të tepërt, ka para të pista sigurisht, ka edhe në Newë York, edhe në Holandë.
Blendi Fevziu: Si jemi ne në krahasim me ta
Edi Rama: Po ja shikoni Tiranën e sotme dhe atë të të shkuarës, ja fuqia blerëse
Blendi Fevziu:Po nga vjen
Edi Rama: Nga puna more, nga vjen, ja lëri kullat, shko tek Astiri ku çmimi deri dje ishte për banesa të nivelit të ulët, ose mesatar, sot shko dhe shiko sa ka vajt çmimi, për shkak të gjithë asaj vepre që ka shkuar atje. Patjetër ka para nën dorë, prandaj ky vend nuk është i varfër Fevzi. Ky vend ka njerëz që janë realisht në hall, por nuk është vend i varfër. Dhe kur unë e them këtë, më hidheni në fyt.
Blendi Fevziu:Po jemi vendi më i varfër në Evropë
Edi Rama: Nuk jam i sigurtë Fevzi.