Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Këshillimin e ardhshëm Kombëtar qeveria do ta bëjë në fund të vitit, për shkak se ka shumë kërkesa.

“Në fund të vitit nis Këshillimi Kombëtar me tema që janë realisht me interes për ta. Në vijim, në periudhën maj-qershor do të organizojmë një Lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të Bashkive për të trajtuar qoftë tema të këtij këshillimi kombëtar, qoftë ato që shqetësojnë komunitete të ndryshme, si edhe problematika që hasim në nivelin e qeverisjes vendore dhe qendrore. Do na duhet të ulemi përsëri dhe është mirë që të gjithë të jenë të përgatitur për këtë që të diskutojmë për të dyja aspektet, e para lidhur me cilat janë temat që do të trajtojë Këshillimi i ardhshëm kombëtar dhe cilat do të jenë problematikat e zonave”, tha Rama.