Në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, Kryeministri foli për mbështetjen e madhe që kjo forcë qeverisëse i ka dhënë çdo familjeje me të ardhura mesatare dhe bizneseve të vogla.
“Siguria dhe përkujdesja duhet të bëhen kryefjala dhe kallzuesi i çdo politike publike që ne duhet të bëjmë. Ato duhet të jenë fryma dhe germa kryesore e marrëdhënies sonë me njerëzit e këtij vendi,
Krahasuar me vendet e rajonit, kjo shumicë qeverisëse, në dy mandate ka rishpërndarë për përkujdesjen sociale dhe mbështetjen e familjeve me të ardhura mesatare apo të bizneseve te vogla, shumën më të madhe të të ardhurave të arkës së shtetit, në raport me tërësinë e këtyre të ardhurave” u shpreh Rama.