Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media tregoi disa nga temat e sigurimit me homologun e tij gjerman, Olaf Scholz.
Ai ka lobuar qe Kosoves ti hiqet regjimi i vizave.
Ne jemi në një linjë me kancelarin, sikundër jo vetëm Shqipëria, por edhe BE, në një linjë me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe njëzëri dhe kërkojmë negociata sa më të vëreta. E gjithë qëllimi ynë; mos të kemi një luftë në Europë. Ballkani i hapur nuk është asgjë, veçse një përpjekje për të jetësuar Ballkanin dhe zgjatim i Procesit të Berlinit, rivitalizim i tij. Shpresoj që Gjermania të bëjë pjesën e saj sa i përket përmbushjes së procesit dhe bashkimit nga BE për uljen në tryezë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë dhe kërkesën për liberalizimin e vizitave për Kosovën. është proces i bllokuar dhe shpresojmë që të gjitha vendet e Ballkanit të marrim atë që meritojnë në raport me ecurinë e tyre drejt BE. Po e bëj një ftesë publikisht do të ishim të nderuar që të vizitoni Shqipërinë dhe Rajonin. BE ka nevojë për Rajonin dhe Rajoni për BE.”, tha Rama.