Materniteti i ri i Kukësit është drejtë fundit dhe shumë shpejtë do të jetë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti.
“MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër investim për shëndetin e nënës dhe fëmijës, Materniteti i Ri i Kukësit, i cili është drejt përfundimit e pritet të hapë dyert së shpejti, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha paisjet e reja për repartin e obsetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga paisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj.
Me ndërtimin e Maternitetit të ri në Spitalin Rajonal Kukës nënat dhe fëmijët do të marrin shërbim me standardet më të larta.
Ndërkohë që po vijon puna pa u ndalur për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin, pas Maternitetit të ri të Korcës, Sarandës, Lezhës dhe Beratit së fundmi, po vijon puna në për rikonstruksionin dhe ndërtimin në dy maternitetet e Tiranës ‘Mbretëresha Geralnidë’ dhe maternitetin ‘Koço Gliozheni’.