Kryeministri Edi Rama deklaron se mbi gjysmë milionë shqiptarë i janë përgjigjur Këshillimit të parë Kombëtar. Rama siguron mëngjesin e sotëm se zëri i cdo qytetari do dëgjohet me respektin më të madh.
“MIRËMËNGJES dhe me një falënderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.