Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Azerbajxhan.
Rama është takuar së pari me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, teksa pritet të takojë dhe kryetaren e Kuvendit si dhe Kryeministrin.
Pritet te diskutohet ne lidhje me krizen e shkaktuar nga lufta e Rusise me Ukrainen, mungesa e karburanteve, marredheniet dypaleshe dhe situata politike.
Rama mesohet te kete thene se “Jemi xhelozë për investimet madhore të Azerbajxhanit në Malin e Zi. Presim me padurim te mbani fjalen per nje vizite zyrtare se shpejti ne Shqiperi”.
“Është kënaqësi që gjendem këtu pas një fushate pas një të madhe që ishte kthyer në një situatë të pa dëshirueshme. Në cilësinë e kryetarit të OSBE dhe anëtarit të sigurimit, Shqipëria është dhe do të jetë në mbështetje të Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me Armeninë.
Jemi të bekuar të kemi urë të fortë mes nesh që është Turqia. Ne mund të bëjmë më shumë për bashkëpunimin tonë. Pres me padurim që të dëgjoj e shoh perspektivat dhe ç’kanë arritur ekipet tona në energjinë dhe turizmin. Ne kemi të drejtën tonë për të qenë xheloz për Malin e Zi. Atje keni bërë një investim masiv. Shpresoj fort që ju do të bëni të njëjtën gjë dhe pres të mbani fjalën e të vini në Shqipëri tani që COVID-i është zbutur. Ndërkohë që prisja që të vinit, thash pse të mos shkoj unë.
Siç thuhet kur mali nuk shkon tek Muhamedi shkon Muhamedi tek mali. Ne presim me padurim që të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë”, tha Rama.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka bërë me dije se takimin me kryeministrin Edi Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.
“Vizita dëshmon nivelin e lartë të dialogut politik mes vendeve tona, jemi takuar shumë herë, kemi komunikuar dhe po kështu edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë.
Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukëss këtë projekt historik duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik.
Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për tu rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo ç’ka është në proces bisedimesh do sjell zhvillime të reja. Risitë në fushën e turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve mundësi të eja turistike”, tha Ilham Aliyev.