Kryeministri Edi Rama mbaji fjalën e tij për hapjen e punimeve të Kongresit të PS përpara delegatëve të partisë.

Rama tha se:”Armët e ushtrisë dhe diplomacisë nuk i mbrojnë dot qytetarët e Shqipërisë nga rritja e çmimeve, nuk i mbrojnë dot nga brutaliteti i zyrtarëve, nga zvarritje e shërbimeve dhe lufta mbivendoset si pika që përmbys komplet punën mbi problemet që kanë njerëzit çdo ditë.

Nuk kemi ç’ti bëjmë luftës, nuk i vendosim dot çmimet me dekrete, po ne kemi shumë gjëra të tjera për të bërë. Ne duhet të harrojmë që kemi fituar një, dy, tre mandate sepse këto nuk mandate nuk i duhen dreqit nëse ne nuk jemi në lartësinë e kësaj kohe të jashtëzakonshme dhe në çdo derë të qytetarëve të zakonshëm demokratë e socialistë qofshin, nëse nuk gjejnë ushqim për sigurinë e tyre, qoftë edhe një fjalë të mirë.”

”Sa më shumë të shtyjmë më para në këtë fazë, aq më të sigurt do të ndihen qytetarët, duke nisur nga shërbimet e dokumenteve shtetërore, që brenda prillit do kalojnë të gjitha online, duke e shkëputur përfundimisht zyrtarin dhe zyrtarucin nga qytetari, duke i dhënë fund radhëve e pritjeve pa fund dhe duke krijuar një platformë ku çdo marrëdhënie lexohet dhe ndërveprim ndiqet dhe qytetari s’ka nevojë farë të dal nga shtëpia që të marrë dokumente” u shpreh Kryeministri.