Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Berlini se në rast se Bullgaria do e bllokojë në qershor procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do kërkojnë ndarjen nga kjo e fundit.
Rama u shpreh se nuk mund të rrinë të mbyllur në shtëpi për shkak të problemeve mes dy fqinjëve.
“Ndarja do të ndodhë vetëm në rast se në qershor do të bllokohemi sërish për shkak të Bullgarisë.
Në rast se kjo ndodh ne do të kërkojmë që të na ndajnë sepse është diçka e pamundur që të përballohet gjatë që ti të mos dalësh dot nga shtëpia sepse duhet të zgjidhin problemet me njëri tjetrin dy vende fqinj”, u shpreh Rama.