Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare:
E mora fjalën në këtë pikë sepse kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që nuk dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë.
Dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, një subjekt fizik për Butrintin, si pronë familjare, me pronën të njohur nga ju. I keni njohur pronën në teatrin antik të Butrintit një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër, stër, stër, stër nipi i atyre që në pronën e tyre, pra të familjes së tij, ndërtuan teatrin antik.
Këta jeni ju!
Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që trashëgohet brez pas brezi. E keni në ADN-në e partisë suaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike mbi të marrurit e njerëzve për budallenj. Prandaj jeni katandisur kështu dhe prandaj do katandiseni edhe më keq sesa kështu. Ka një arsye degradimi juaj që juve për sa kohë nuk do e gjeni nuk do dini as si ta adresoni, ndahuni në sa pjesë të doni, ju jeni si ajo pjesa e ndarë nga e njëjta gjë përgjysmë në tre, katër pjesë. Nuk ka rëndësi, është komplet e njëjta gjë.
Vini flisni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju, të trashëgimisë sonë kulturore ju!
Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë!
Ju që kulturalisht jeni agresion permanent mbi shoqërinë tonë!
Ju që kulturalisht jeni shembulli lëvizës se si nuk duhet të ndodhë!
Ju që kulturalisht kërkoni ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën!
Profesor, mos bërtit. Ti kujton se ta përmenda kot emrin? Ti kujton se ta përmenda emrin kot? Pikërisht ta përmenda pikërisht që të vish këtu se më ka marrë malli për ty profesor. Se nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën, por unë e shpjegoj ndryshe dhe këtë degradim tëndin. E shpjegoj si degradimin e pashmangshëm të të qenit pjesë e një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse dhe thjesht është çështje kohe se kur i shfaqet sëmundja njërit apo tjetrit. Mjafton vetëm të rrish në kopenë tuaj dhe patjetër do të shfaqet ajo sëmundje, është vetëm çështje kohe. Kështu që profesor, unë e mirëpres të ti të bësh replikë me mua por përpara se të vish e të bësh replikë. Po, është sëmundje ngjitëse dhe është evidente sa dhe kur përplaseni me njëri-tjetrin, jeni dy pjesë të të njëjtës gjë, jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë. Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar nga ju, ka kohë dhe kjo e kartelës tregon edhe njëherë pse ju jeni e njëjta gjë edhe kur jeni të ndarë; sepse përdorni të njëjtat argumente, flisni të njëjtat fjalë dhe nuk njerëzit kur ndahen për shkak mos pajtimesh politike-kulturore-estetike, nuk i dallon dot, po qe se dallohet vetëm nga fytyra dhe nga emri dhe nuk dallohen nga mënyra si flasin. Ju flisni njësoj. Kartela klinike. Këtë e kam dëgjuar denbabaden nga ai që ka vdekur dhe tani e dëgjoj si shembullin e asaj që thashë, që budallallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka sesi dikush që me demek është kundër tij, flet me gjuhën e tij. Ja kjo është. Sepse ky është fakt, ky nuk është opinion. Është një fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se jeni në njërën anë apo në anën tjetër të asgjësë që ju ka ndarë në mes.
Unë dua të merrem këtu me thelbin, për shkak se vazhdon për fat të keq, që fjala juaj, budallallëku juaj të gjejë jehonë nëpër tribuna të ndryshme, që natyrisht janë tribunat e atyre të cilët kanë arsyet e tyre që ta përdorin budallallëkun tuaj me shpresën që do nxjerrin diçka, që nuk kanë për ta nxjerrë dot.
Këtu nuk ka asnjë marrëveshje sekrete dhe se çfarë do bëhet me Butrintin e vendosim ne që kemi shpëtuar Butrintin nga ju, sepse e mbaj mend shumë mirë, si të kishte ndodhur dje, se ç‘ishte Butrinti nga pikëpamja e gjendjes, kur unë jam bërë ministër i Kulturës dhe kur kemi krijuar për herë të parë Bordin e Administrimit të Butrintit me Fondacionin e lordëve Rothschild and Sainsbury, atëherë dhe njësoj si atëherë, e atëherë nuk e di nëse kishte lindur zonja që flet këtu, mbase nuk kishte lindur se është shumë e re, por nuk ka rëndësi se kurdo që lindni, kurdo që keni lindur, mjafton të futeni në këtë kope dhe merrni sëmundjen e budallallëkut dhe vazhdoni flisni budallallëqe. Këtë po them, po e konfirmoj që nuk ka lidhje se kur keni lindur, nuk ka lidhje se nga vini, nuk ka lidhje se çfarë keni studiuar, nuk ka lidhje se sa normal keni qenë përpara se të hyni në këtë kope. Në momentin që jeni bërë pjesë e kësaj kopeje, juve jeni të afektuar nga budallallëku primordial se nuk ka ndryshe.
Të jesh i afektuar nga budallallëku është krizë, nuk do të thotë të jesh budalla, do të thotë të jesh në një krizë. Duhet ta zgjidhni vetë, unë nuk ju ndihmoj dot. Unë di të them që jeni thellësisht të afektuar. E keni shtrembërim në ADN, që për çdo gjë flisni mbrapsht, nuk keni pse fyheni, ju duhet të shikoni veten në pasqyrë dhe në momentin që e shikoni veten në pasqyrë do kuptoni që unë them shumë pak, por nëse nuk e shikoni veten në pasqyrë, nuk është faji im. Unë po mundohem t’iu vë përpara një pasqyrë. Mos u merrni me pasqyrën, por merruni me veten, nuk e ka fajin pasqyra.
Fondacioni në fjalë është fondacioni i krijuar nga bashkërendimi mes fondacionit shqiptaro-amerikan dhe Republikës së qeverisë së Shqipërisë. E dini kush është fondacioni shqiptaro-amerikan, apo ngaqë ju ka zënë sytë lufta me Amerikën çdo gjë amerikane ju duket problem?
Fondacioni shqiptaro-amerikan është një kontributor shumë i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë dhe me vakt dhe është një faktor dhe një bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot, por i të gjitha qeverive të Shqipërisë prej shumë kohësh. Dhe ju këtu nuk po akuzoni ministrin e kulturës, ju këtu po akuzoni se fondacioni shqiptaro-amerikan, një fondacion me qindra miliona dollarë që janë kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë ne ShBA që mbledhin fonde për Shqipërinë, që ju siguroj që nga pikëpamja ekonomike janë absolutisht ok, nuk kanë absolutisht asnjë problem, na paska hyrë në një marrëveshje sekrete me qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të hapur bare dhe restorante në Butrint sepse për ju bari dhe restoranti janë akoma sot dhe gjithë ditën e vetmja mënyrë sesi e shikoni ju fillimin e konvertimit të politikës në para se ju jeni autorët e kioskave, ju jeni ata që mbushët Tiranën me kioska, ju jeni ata, dhe jeni të njëjtën, nuk ndryshoni, jeni të njëjtët, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishin lindur kur u mbush Tirana me kioska, kioskën ju e keni në kokë.
Ju jeni futur këtu, u futët ne këtë kope, mbaroi, sepse kopeja ka logjikën e vet, kopeja juaj, kështu që ju kioskën e keni në kokë, nuk është problemi që jeni të rinj apo të vjetër, ju keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë të gjithë, kështu që s’keni asnjë dallim ju, por thelbi është që parku i Butrintit sot falë punës që kemi bërë ne jo ju, falë marrëveshjeve që kemi bërë ne, kjo është një marrëveshje e re për të shkuar një hap më tutje, por deri tani prej vitesh edhe në mbretërimin e dytë të të vdekurit që ju e kujtoni gjallë, ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint mbi bazën e asaj marrëveshjeje, e atyre marrëveshjeve më saktë se ka qenë në faza të ndryshme marrëveshje të ndryshme me po ato subjekte, të cilat kontribuojnë për këtë vend dhe patjetër që Butrinti do ketë dhe aktivitete fitimprurëse, patjetër nuk diskutohet, ky nuk është mëkat, por ju do të shikoni se për çfarë parashikohet se do të përdoren fitimet, do të përdoren për Butrintin.
Nuk janë fitime që do merren dhe do shkojnë në Amerikë nga baret dhe nga restorantet që do ndërtohen në Butrint, aq sa do jenë dhe ku do jenë. Se nuk do jetë si parku Rinia se ju kur dëgjoni fjalën bar dhe restorant, juve keni vetëm parkun Rinia të dikurshmin si model ju s’keni model tjetër. Nuk keni model tjetër, këta jeni ju.
Kështu që, parku i Butrintit do bëhet kështu si themi ne. Ju vazhdoni flisni sa të doni, do bëhet siç themi ne, e para se ne dimë çfarë bëjmë, ju s’dini se çfarë flisni. Ky është ndryshimi.
E dyta, partneri ynë është fondacioni shqiptaro-amerikan. Nëse ju keni probleme me fondacionin shqiptaro-amerikan, ky është problemi juaj nuk është problemi jonë. Ne fondacionin shqiptaro-amerikan e konsiderojmë një partner shumë pozitiv për vendin tonë në vite. Bilanci i fondacionit shqiptaro-amerikan është një bilanc absolutisht i shkëlqyer në raport me kontributet e dhëna për Shqipërinë. Fondacioni shqiptaro- amerikan nuk jep kredi. Fondacioni shqiptaro-amerikan nuk kërkon nga shteti shqiptar asgjë tjetër përveç partneritetit. Dhe me fondacionin shqiptaro-amerikan partneriteti është shumë i thjeshtë. Ata investojnë dhe ne investojmë se bashku siç kemi bërë në shumë projekte. Ndërkohë që, në Butrint po kalohet në modelin e administrimit të parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Kështu zhvillohen parqet kombëtare në botën e zhvilluar dhe për atë që ju merrni dhe tundi këtu, e lexoni pa ditur se çfarë flisni është punuar me ekspertë ndërkombëtare që e dinë mirë këtë fushë dhe qëllimi është që Butrinti të jetë një park kombëtar që të vazhdojë të rrisë fuqinë e vet atraktive, i cili të vazhdojë të zhvillohet në sensin e vijimit të gërmimeve dhe të kërkimeve arkeologjike që aty vazhdojnë; i cili të vazhdojë të shërbejë edhe si një hapësirë transferimi dijesh nga ata që janë më me eksperiencë tek ata që janë studentë, janë të rinj dhe do të marrin stafetën e kësaj pune. Dhe për të gjitha këto arsye dhe për shumë të tjera që cilido që është i interesuar nuk ka nevoje fare të më dëgjojë mua, por i studion dhe i kupton po të dojë t’i kuptojë, ne jemi shumë krenarë për këtë marrëveshje dhe i jemi shumë falënderues fondacionit shqiptaro-amerikan që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim që është kërkuar prej nesh që të jemi shumë të qartë ne këtu me ju, sepse fondacioni shqiptaro-amerikan nuk i cakton vetë, që do vijë këtu, do bëjë këtë ose përndryshe s’bëj asgjë.
Ne ulemi, ne bëjmë bisedime të përvitshme me fondacionin. Ne shohim të gjitha projektet e mundshme, ne përcaktojmë prioritete dhe fondacioni shqiptaro-amerikan ka pranuar të hyjë në këtë proces.
Përveç këtyre, parku i Butrintit do të jetë edhe e para zonë që do të hyjë në hartën e zonave pa asnjë përqindje karboni, pra komplet zonë e gjelbër në sensin, jo me pemë dhe shkurre, por në sensin me të gjitha aktivitetet e brendshme pa asnjë përqindje karboni nga aktivitetet, do të jetë karbon free.
Kështu që për të gjitha këto, ne jemi shumë krenarë. Ndërkohë që, ju mund të vazhdoni. Profesor, hajde se do të dëgjojmë me shumë interes se kam parë që ke një rrëshqitje të thellë në periudhën e fundit, nga qëndrimi stabël i joti tek e tatëpjeta antiamerikane. Kështu që hajde tani, unë do të mundohem të mbaj që në rrëshqitjen tende mos të shkosh fare ne greminë, se në greminë do të përfundoni ju po vazhduat t’i shkoni mbrapa të vdekurit që ju kujtoni se është gjallë!