Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal dhe tek Paketa e Rezistencës Sociale, e cila kompenson pikërisht rritjen e befasishme të çmimeve të produkteve bazë për mbi gjysëm milioni qytetarë shqiptarë, si dhe për naftën për transportin publik dhe për punën në fermë.

Kryeministri vijoi duke thënë se: Qysh prej muajsh para fillimit të luftës, kjo qeveri ngriti një mburojë financiare për të gjitha familjet shqiptare pa përjashtim dhe për të gjitha bizneset e vogla, e cila neutralizon goditjen marramendëse të rritjes së çmimit mbi faturat e energjisë elektrike. Sot, që flasim qeveria vazhdon paguan diferencën e faturës që shkon në 726 mijë familje konsumatore dhe në 95 mijë biznese të vogla e çmimit real të energjisë.”

Më tej kreu i qeverisë shqiptare shtoi: “Kur kujtoj se më parë nuk kompensoheshin me vite as 400 milionë lekë dëme për një përmbytje në Nënshkodër apo u lanë pa paguar 45 milionë dollarë që u takonin invalidëve, të cilët u fshinë fare, nuk ekzistonin, ose u harruan fare e nuk paguheshin bonuset 5 mijë lekëshe të bebeve të porsalindura, ndërkohë që ne sot paguajmë 400 mijë lekë beben e parë, 800 mijë lekë beben e dytë dhe 1 milion e 200 mijë beben e tretë – them se ndryshimi që kemi sjellë pikërisht në aspektin e përkujdesjes sociale është edhe më i thellë se dallimi i ditës më me dritë me natën më të errët”