Pas vizitës në Gjermani ku u takua me kancelarin Olaf Scholz, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë vizita zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama niset drejt Azerbajxhanit ku do të zhvillojë takim ‘kokë më kokë’ me presidentin e vendit Ilham Aliyev. Rama do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova si edhe me kryeministrin Ali Asadov.

Mësohet se qëllimi i vizitës është rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa fokus i diskutimeve do të jenë investimet, ekonomia, si edhe lufta Rusi-Ukrainë.

Të premten Rama niset për në Stamboll, Turqi ku do të takohet me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”, një kompani që ka në fokus kërkimin shkencor dhe atë teknologjik.

 

Axhenda e kryeministrit Edi Rama në Azerbajxhan dhe vizitës së punës në Turqi

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

 

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”