Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish kryeministrin britanik, njëherazi dhe këshilltar i tij, Tony Blair.

Takimi ka ndodhur në vilën 30 në kryeqytet, ku fokus kanë qënë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare.

Gjithashtu, ky takim vjen pak minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar për  propozimet e deputetëve për emrin e presidentit.