Kryeministri Edi Rama u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në Facebook Rama ka ndarë edhe foto pamje nga Xhamia e Re e Elbasanit.
Postimi Ramës:
Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt, ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit, një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore.