Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar presidentin Francez Emmanuel Macron për fitoren, duke i thënë se së shpejti e pret në Shqipëri.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tone.”