Situata në Partinë Demokratike zuri një vend në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe socialistëve në Kongresin e PS. Përpara delegatëve, Rama tha se nuk ndjen keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhen kundërshtarët e tij politikë.
“Zero keqardhje për opozitën. Shqipëria nuk ka për ta pasur një opozitë serioze. Ne duhet të jemi të shqetësuar jo se na mungon opozita andej por sepse nuk duhet të bien në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë. Forcën tonë duhet ta masim me fuqinë që kemi për t’i bashkuar qytetarët shqiptarë. Vetësiguria jonë duhet të shprehet si forcë për ti dëgjuar me mendje të hapur të gjithë opinionet e shqiptarëve. Të vdekurit që gjallojnë duke kërkuar sherr apo zëdhënësit e tyre nëpër banaqet mediatike. Forca jon duhet të ketë veprime konkrete në respekt të opinionit të njerëzve.
Kjo familje politike nuk është si të tjerat. Ne nuk jemi si të tjerët. PS vetëm të këqijat i ka të ngjashme me të tjerat. PS është shqiptari. PS është brumi, pa të cilin politika shqiptare nuk prodhon dot asnjë gram bukë”, tha ai.