Në reagimin e saj Kim shprehet se SHBA do të mbështesë demokracinë dhe reformën në Drejtësi, ndërsa shton se të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

Postimi i Yuri Kim:

“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriu. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri,’- shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim.