Real Madridi nuk e ka ndërmend t’i pranojë kërkesat e larta të Erling Haalandit. Sulmuesi norvegjez është qe një kohë objektiv i “Los Blancos”, ndërsa futbollistin e Borussia Dortmundit e do edhe Manchester City ndërkohë.

Por, “Mbretërit” duket se e kanë bërë një hap prapa shkaku i rrogës së pagës së lartë që po e kërkon ish-futbollisti i Salzburgut. Sipas portalit “Goal.com”, presidenti Florentino Perez nuk dëshiron ta prishë atmosferën në ekip duke e bërë Haalandin lojtarin më të paguar të skuadrës.

Për këtë arsye, lideri i La Ligas mund të tërhiqet nga gara për sulmuesin e rrezikshëm. Haaland do të largohet gjithsesi nga Borussia Dortmundi gjatë verës që vjen dhe destinacioni më i mundshëm i tij është Manchester City.

Gjithashtu, interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona, por deri tash nuk kishte diçka konkrete në këtë drejtim. Edhe menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, po e kërkon një shumë të konsiderueshme të parave.