Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot ambientet e reja të Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët në Kombinat.
“Kjo është qendër e re, e rehabilituar në kuadër të investimeve të Ministrisë, një qendër e dëmtuar nga tërmeti e kthyer në standardet bashkëkohore,”shprehet Manastirliu duke shtuar se kjo qendër nuk është vetëm për shërbim ambulator por dhe rezidencial.
“Kemi 25 shtretër në këtë minispital. Veç shërbimit për fëmijët kemi shërbim edhe për nënat,” shtoi ajo.
“Jeni të vetmit që keni bërë një punë të mrekullueshme për këtë vend,”shprehet një pjesëtare e stafit të qendrës.