Sipas Daily Mail, Christian Eriksen mund të kthehet që verën e ardhshme te një klub i madh, gjithmonë në Premier League. Mesfushori 30-vjeçar danez, i cili ka rrezikuar jetën gjatë Euro 2020 për shkak të një arresti kardiak, mund të largohet nga Brentford, skuadër me të cilën është kthyer të luajë me një defribilator nënlëkurë.

Duket se për të siguruar shërbimet e lojtarit janë vënë në lëvizje dy skuadra të mëdha të kampionatit anglez. Në fakt, duket se Manchester United dhe Tottenham janë dy gjigantët që do të sfidohen për Eriksen.

Ish-ylli i Ajax-it është bërë një lojtar i madh pikërisht gjatë kohës që ka ka kaluar te Spurs: ai ka luajtur me klubin londinez nga viti 2013 e deri në vitin 2020, para transferimit të tij në Milano tek Inter-i.

Te Tottenham mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te zikaltrit, Antonio Conte, me të cilin ka fituar kampionatin vitin e kaluar edhe pse nuk ka luajtur gjithmonë nga fillimi. Eriksen, i cili sapo është kthyer të shënoj me kombëtaren e tij, duket se po mendon të shijojë kthimin në fushat e blerta. Ka gjithmonë kohë për të ardhmen.