Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka miratuar manualin për përdorimin e Sistemit të Ankesave Elektronike dhe shqyrtimit të ankesave për autoritetet kontraktore.

Në njoftimin e bërë publik nga KPP thuhet se në manualin e miratuar nga ky institucion përshkruhet në mënyrë të detajuar mënyra e regjistrimit të autoriteteve kontraktore në portal, mënyra e komunikimit elektronik (dërgim informacioni) me operatorët ekonomikë dhe Komisionin e Prokurimit Publik.

Sistemi ankesave elektronike (SAE) është dizajnuar dhe ka përkthyer në detyra digjitale, çdo detyrë shkresore që parashikon ligji për autoritetet kontraktore dhe Komisionin e Prokurimit Publik.

Përmes sistenit Autoritetet kontraktore do të kenë mundësi të kryejnë çdo komunikim në formë elektronike me operatorët ekonomikë në kuadër të shqyrtimit të ankesave dhe me Komisionin e Prokurimit Publik. Gjithashtu, Komisioni i Prokurimit Publik do të shqyrtojë çdo ankesë të paraqitur në formë elektronike nëpërmjetë SAE përmes platformës së menaxhimit të ankesave, duke përfshirë çdo hallkë dhe votimin elektronik, si dhe do të njoftojë elektronikisht të gjithë palët në kohë reale me vendim me nënshkrim dhe vulë elektronike.

Ky manual është konsultuar dhe dakordësuar me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Komisioni i Prokurimit Publik në çdo kohë shfaq gadishmërinë për asitencë me anë të shërbimit të suport online.