Rita Ora ka qenë gjithmonë në qendër të mediave kur bëhet fjalë për lidhjet e saj të dashurisë.

Së fundmi, njerëzit kanë shprehur kuriozitetin e tyre për të ditur a është Rita Ora shtatzënë?

Ajo u pa të dielën në mbrëmje, gjatë një daljeje me barkun e fryrë. Menjëherë pas kësaj, të shumta ishin reagimet që nxiten spekulime se ajo është shtatzënë.

Sipas një raporti tjetër, ajo bëri dolli dy herë, por vetëm me ujë.

Vlen gjithashtu të theksohet se dollia me ndonjë gjë tjetër përveç një gote me pije është mjaft e pazakontë.

Gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool.. Sipas burimeve të brendshme, Ora dhe i dashuri i saj regjisor nga Zelanda e Re Taika Waititi janë gati ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër. Por, deri më tani nuk është konfirmuar asgjë nga çifti.