Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e Partisë Demokratike. Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i rithemelimit.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit shkarkoi nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD, Enklejed Alibeaj. Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD, i cili do te zgjidhet diten e sotme.