Roma ka kthyer sytë nga Gjermania, ku është duke ndjekur me kujdes mesfushorin e Bayern Munich, Marc Roca. Sipas raportimeve të “Sky Sport” gjerman, “verdhekuqtë” kanë kërkuar informacione gjatë javëve të fundit për lojtarin e bavarez.
Për momentin kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe vetë 25-vjeçari nuk duan të dëgjojnë asnjë ofertë, duke shtyrë gjithçka për në fund të sezonit, pasi deri më tani në këtë sezon spanjolli ka marrë shumë pak minuta.
Mundësitë që spanjolli të bëjë një lëvizje në këtë merkato janë të shumta, por gjithsesi mbetet për t’u parë nëse destinacioni i Roca-s do të jetë Roma.