Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 100-të në elitën e futbollit anglez.

Ylli portugez gjeti golin në derbin ndaj Arsenalit, gol që ishte i 100-ti me fanellën e Djajve të Kuq në kampionatin anglez.

Ronaldo shënoi në minutën e 34-të nga afërsia, derisa festoi me duart e ngritura lart nga qielli duke ia dedikuar golin djalit të posalindur që i vdiq ditë më parë.

Vlen të theksohet se e gjithë bota e futbollit u solidarizua me portugezin pas ditëve të vështira që kaloi.