Rusia ka sulmuar një spital në Ukrainë duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Rubizhne, që ishte dhe vendi ku ndodhi sulmi. “Një predhë armike goditi Spitalin Rubizhne”, u shpreh Sergiy Gaiday.

Gaiday tha se janë duke kërkuar informacionet për identifikimin e viktimave. Ai postoi një foto të ekipeve të shpëtimit duke kërkuar në rrënoja.