Forcat ushtarake ruse po riorganizohen teksa kanë ndryshuar objektiv.

Sipas mediave të huaja ata po rifokusojnë ofensivën në rajonin e Donbasit dhe në lojë do të futet edhe njësia special Wanger.

“Trupat ruse, duke përfshirë mercenarë nga kompania ushtarake private ruse Wagner, e lidhur me shtetin, po zhvendosen në zonë,” tha Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe.

Përditësimi vjen pasi zyrtarët amerikanë të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës amerikane thanë se Rusia ka rishikuar strategjinë e saj të luftës në Ukrainë për t’u fokusuar në përpjekjen për të marrë kontrollin e Donbasit dhe rajoneve të tjera lindore, deri në fillim të majit.

Zyrtarët britanikë kanë vërejtur gjatë javës së kaluar se luftëtarët nga grupi mercenar Wagner ka të ngjarë të përdoren nga Rusia, kryesisht për shkak të moralit të ulët midis forcave ruse dhe përpjekjeve të ngecura të pushtimit të tyre.