Rusia ka dorëzuar 33 ushtarë ukrainas gjatë një shkëmbimi të robërve me Ukrainën.

Lajmin e konfirmoi sot zëvendëskryeministrja ukrainase.

Në një mesazh në Telegram, Iryna Vereshchuk tha se pesë nga trupat që u shkëmbyen ishin të plagosur.

“Ne po sjellim gjithashtu në shtëpi 12 civilë”, shtoi zonja Vereshchuk.

Vereshchuk nuk bëri me dije se sa rusë ishin të përfshirë në shkëmbim.