Sapo ish Kryeministri Sai Berisha ka marrë fjalën në Parlament, Lulzim Basha ka lënë sallën e Kuvendit. Basha u largua me telefon në vesh teksa ish lideri i selisë blu u ngjit në foltore, duke refuzuar kështu të dëgjonte c’kishte për të thënë Sali Berisha. Ky i fundit sapo kishte hyrë në parlament.